Lajme

“Tash do të vij në shtëpi dhe do të mbys, ty dhe veten” – Burri kërcënon gruan me jetë

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë që pësojnë nga personat të cilët i kanë zgjedhur që të ndajnë jetën me ta.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Ferizaj, viktima ka njoftuar autoritetet për kërcënime dhe dhunë psikologjike nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se viktima është kanosur përmes telefonit nga i dyshuari me fjalët – “Tash do të vij në shtëpi dhe do të mbys, ty dhe veten”.

Viktima ka shtuar se kërcënimet janë shoqëruar edhe me dhunë psikologjike.

TS Poll - Loading poll ...

Pas raportimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy njësi patrulluese të Policisë, të cilat kanë shoqëruar në stacion të dyshuarin dhe viktimën.

I dyshuari është intervistuar dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar është ndaluar për 48 orë dhe se autoritetet janë duke vazhduar hetimet për rastin.