Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ua ka bërë të qartë demokratëve, por jo vetëm, se forcës politike ku edhe ai bën pjesë nuk mund t’i imponohen vendime dhe as t’i merret diçka me forcë.
Kjo deklaratë e Ballës u bë gjatë komunikimit me mediat paraditen e sotme, ndërsa është ripublikuar sërish pasditen e kësaj të hëne, në të njëjtën kohë kur në Tiranë ka nisur protesta e qytetarëve.
See also SPAK konfirmoi dënimin në Greqi, Këshilli i Lartë Gjyqësor fut në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena GjokaNë qëndrimin e tij, Balla theksoi se Partia Socialiste nuk mund të vihet nën presion përmes forcës apo bllokimeve politike, duke nënvizuar se opozita nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në gjendje të pengojë proceset reformuese të ndërmarra nga mazhoranca. Ai shtoi se nëse qeverisja do të kishte pritur dakordësinë e Partisë Demokratike për çdo nismë, shumë prej reformave të rëndësishme nuk do të ishin realizuar kurrë në vend.
See also E trishtë/ Kjo është mësuesja 27 vjeçare që ndërroi jetë pas lindjes së binjakeve në Shkodër! (Foto)“Gjithmonë dhe gjithmonë do t’ja them PD, sot nesër dhe pasnesër. Me forcë PArtisë Socialiste nuk i merrni dot asgjë. As nuk i imponoheni dot dhe as nuk ja le të themi ngushtoni hapësirën ose mundësinë për të bërë reforma. Po të kishim pritur ne partinë e Saliut ne nuk do kishim bërë asgjë në këtë vend”, tha Balla.
