ShowBizzz

Taylor Swift dhuron 100,000 dollarë për një vajzë dy vjeçe të sëmurë me kancer

Taylor Swift ka bërë një gjest prekës duke dhuruar 100 mijë dollarë (rreth 86 mijë euro) për trajtimin e një vajze dyvjeçare të quajtur Lilah, e cila po lufton me kancer në fazën e katërt. Dhurata e saj bujare erdhi vetëm dhjetë ditë pasi një video e vajzës u bë virale në rrjetet sociale, ku ajo e quante Taylor-in “miken e saj”.

Fushata për mbledhje fondesh ishte hapur në platformën GoFundMe, pasi Lilah ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë në moshën vetëm 18-muajshe. Historia e saj preku zemrën e Taylor-it pasi në internet qarkulloi një video ku vogëlushja shihte klipin e këngës “Fate of Ophelia” dhe, duke treguar me gisht ekranin, thoshte plot gëzim: “Ajo është mikja ime!”

Në datën 17 tetor, këngëtarja vendosi të ndihmonte duke bërë një donacion prej 100 mijë dollarësh në faqen e GoFundMe të familjes, duke lënë edhe një mesazh të ndjerë: “Po i dërgoj një përqafim të madh mikes sime, Lilah!”./telegrafi