ShowBizzz

Taylor Swift duket tejet simpatike me një minifund, teksa del në New York

Taylor Swift dukej me stil të martën mbrëma teksa doli në New York, duke lënë pas të dashurin Travis Kelce në Misuri.

Këngëtarja, 33 vjeçe, shkëlqeu një minifund me bel të lartë, me një pallto që i shkonte deri te kyçet e këmbës.

Setin e saj të denjë për dimër ajo e kombinoi me një kostum me prerje të ulët dhe geta gjysmë të tejdukshme, shkruan DailyMail.

Image
Taylor Swift

Me buzët e saj të kuqe dhe penel të zi, krijuesja e hitit ‘Anti-Hero’ ishte fotografia e magjepsjes klasike.

Duket qartë se në frymën e festave, Swift kishte thonjtë e kuq në njërën anë, dhe jeshile në anën tjetër.

Image
Taylor Swift

Duke mbajtur një çantë lëkure kafe mbi supe, Swift dukej gati për të përballur ‘Big Apple’.

Swift fluturoi në New York me avionin e saj privat nga Kansas City, ku do të qëndrojë për dy muajt e ardhshëm me Kelce.

Image
Taylor Swift