ShowBizzz

Taylor Swift fituesja apsolute e MTV Video Music Awards 2023

Fituesja e natës së madhe të MTV Video Music Awards 2023 është Taylor Swift.

Këngëtarja ka rrëmbyer plot 9 çmime që përfshijnë: Videon e Vitit, Këngën e Vitit, Muzikën Pop më të mirë, Regjinë më të mirë, Kinematografinë më të mirë dhe Efektet Vizuale më të Mira, të gjitha për këngën “Anti-Hero”.

Swift po ashtu fitoi çmimin albumin e Vitit për “Midnights”, plus “Artisti i Vitit” dhe “Shfaqja e Verës”, shkruan “Kosovarja”.

Çmimin “Videoja e Vitit”, Taylor e fiton për të dytin vit radhazi dhe në këtë kategori ajo shënon rekord.