ShowBizzz

Taylor Swift jep 55 milionë dollarë bonus për punonjësit e turneut të saj

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, po tregohet jashtëzakonisht bujare, sipas dëshmive të reja që kanë dalë në dritë. Artistja ka shpërndarë gjithsej 55 milionë dollarë bonus për punonjësit e turneut të ‘The Eras’, teksa pritet të përfundojë pjesa e tij në SHBA.

Këngëtarja 33-vjeçare i pagoi shumë mirë punëtorët në shfaqjen e saj hit, duke përfshirë kërcimtarët rezervë, teknikët e zërit, stafin e hotelierisë dhe shoferët e kamionit. Fituesja e Grammy-t pagoi të gjithë të përfshirë në turne, thanë burime me njohuri për këtë çështje për People.

Gjesti bujar i yllit të lindur në Pensilvani vjen teksa ajo do të performojë gjashtë koncerte të shitura në stadiumin SoFi me kapacitet 70,240 në Inglewood, Kaliforni.  Këngëtarja u dha rreth 50 shoferëve të kamionit 100,000 dollarë secili, duke shpërndarë certifikata dhuratë përpara shfaqjes së saj në Santa Clara.

Turneu i saj është një nga më fitimprurësit në histori, duke fituar mbi 1 miliard dollarë. Pas takimeve të këngëtares në Los Angeles, shfaqja e saj do të rifillojë më 24 gusht në Mexico City./abcnews.al