Kosova shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së saj, një moment historik që simbolizon lirinë, sakrificën dhe krenarinë e popullit shqiptar.
Këngëtarja Tayna është një ndër figurat që ka ndarë një mesazh të fuqishëm në Instagram, duke përkujtuar jo vetëm historinë e gjatë të Kosovës, por edhe sakrificat e bëra për lirinë dhe drejtësinë.
Në postimin e saj, artistja nga Prizreni nënvizon rëndësinë e unitetit kombëtar dhe respektit për ata që kanë kontribuar në rrugëtimin e vendit, duke bërë thirrje për drejtësi dhe për mbylljen e plagëve historike me dinjitet dhe nder.
Postimi i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):
“Liria ka emër – e ai emër është Kosova.
18 vjet shtet. 18 vjet krenari, 18 vjet histori që vazhdon të shkruhet me guxim, sakrificë dhe dashuri për këtë tokë.
Lutemi që drejtësia e plotë të vijë sa më shpejt dhe që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me padrejtësi në Hagë të kalojnë këtë proces me dinjitet, ashtu siç e përballuan edhe kohën e luftës.
Le të mbyllen plagët e historisë sonë me nder dhe Kosova të triumfojë gjithmonë”.

