Të akuzuarit për sulmin në Banjskë, Blagoja Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, kanë kërkuar përmes mbrojtjes së tyre që të kompensojnë financiarisht personat e dëmtuar nga ngjarja.
Kërkesa është paraqitur gjatë fjalës përfundimtare të mbrojtjes në procesin gjyqësor, ku është theksuar se ekziston gatishmëri për dëmshpërblim, pavarësisht se të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë.
“Konsiderojmë se nuk ekzistojnë pengesa ligjore që të dëmtuarit të dëmshpërblehen në këtë fazë të procedurës penale, pavarësisht faktit se të pandehurit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale të përmendura në aktakuzë“, thuhet në dokumentin që është prezantuar.


