Shëndetësi

Te buta dhe te shkrifeta: Receta e petullave qe do te zbukuroj fundjaven tuaj

Kjo është receta e petullave më të shkrifëta që keni ngrënë ndonjëherë.

Janë petullat që çdokush do të donte t’i kishte çdo mëngjes në tryezë. Mësoni sekretin e servirur nga shefat britanikë për rezultatin më të mirë.

Përbërësit: 1 banane

1 vezë

1 gotë miell (rreth 200g)

½ lugë çaji sodë buke

1 gotë qumësht (rreth 300ml)

1 majë lugë çaji kripë

Gjalpë (ose vaj kokosit për skuqje)

Përgatitja:

Qëroni bananen, prejeni në feta dhe shtypeni me një pirun derisa të bëhet një masë pureje. Shtoni miellin, vezën, sodën e bukës, qumështin dhe kripën.

Përziejini mirë, derisa përbërësit të kombinohen plotësisht. Nëse keni kohë, lëreni brumin mënjanë për rreth 1 orë para se ta përdorni.

Vendosni një tigan me gjalpë ose vaj në zjarr. Kur yndyra ka shkrirë, shtoni pak nga brumi i petullave. Skuqini për rreth 2-3 minuta nga të dyja anët. Mund t’i shërbeni me boronica, feta molle etj.