LifeStyle

Të dashurosh, do të thotë të jemi gati të heqim dorë nga liria, të sakrifikojmë vetët tona që të triumfojë pasioni

“Të dashurosh do të thotë të kapërcesh vetveten për të shkuar tek tjetri, edhe pse fatkeqësisht shpesh kjo shndërrohet në një dëshirë për të sunduar tjetrin.

Shumë njerëz mendojnë se të jetosh një marrëdhënie, do të thotë t’i imponohesh tjetrit, dhe nga pikëpamja afektive ata dashurojnë në mënyrë tiranike, sunduese, ku tjetrin e përdorin vetëm për të plotësuar nevojën vetjake.” përkufizoi “pamëshirshëm” në librin “Frikë nga dashuria”, Giacomo Dacquino në “Frikë nga dashuria”, i cili guxon t’i vihet përballë një mendësie që është përpjekur dhe dukshëm ka arritur të i’a dalë të mbajë trupat dhe zemrat të mbërthyer përdhunshëm në vargonjtë e robërisë.

Dhe… dashuria është e “dënuar” të jetojë nën thundrën e këtij diktati, gjithnjë duke besuar se ajo një ditë do të fitojë lirinë, çlirimin që vjen nga mënyra se si dashuron për të fituar, se si zotërojmë shpirtin dhe ndjenjat e dikujt duke i imponuar atë të vetes sonë. Ky mision i pamundur bën që ajo, dashuria, pa ndonjë ndryshim specifik të peshës përjetuese dhe ofrimit sakrificës, ndërmjet dy partnerëve, të arrijë të triumfojë. Sepse ne japim, pa e bërë hesape nëse ajo që na kthehet është e baraz dhënë.

Sa më shumë që zemrat tona, t’i jepen njëra-tjetrës, dhe, trupat tanë t’i blatohen kësaj shenjtërie, vetëm se më të rëndë, do t’i bëjë vargonjtë që i mban ata të lidhur, kohë më kohë më të padurueshme, peshën nën të cilën rrëmon të kërkojnë kontaktet eterne përmes përjetimit.

Nevoja për liri në një marrëdhënie dashurore ecën në drejtim të kundërt, edhe atëherë kur se vrasim mendjen se në ç’drejtim po rend jeta jonë. Sa më shumë, ata duhen, aq më të pakëputshëm janë zinxhirët ku ata vullnet-lirë janë të lidhur, aq më e pamundur është aspirata e lirisë.

Ne mund të duhemi, sipas mënyrës që mund edhe të urrehemi, në një përpjekje për të përfaqësuar dhe mbrojtur veten, kurajshëm, pa u fshehur pas maskës së hipokrizisë. Duke guxuar dinjitetshëm të kuptojmë dhe të pranojmë se çfarë është ajo

Frika ngjallet në një emergjencë të komfortit të lirisë. Dhe dashuria, ajo që duam të jemi për njëri-tjetrin është ajo çfarë mundemi të japim njëri-tjetrit, pa e cenuar lirinë që shpesh pasioni dhe intimiteti arrijnë që t’ia rrëmbejnë.

Ndoshta konservatorizmi dhe konvencionet, janë kërcënuesit më të rrezikshëm të një dashurie që ngrihet në ato nivele, që ajo t’i ofrohet partnerëve si një reciprocitet, komunikim ndjesor apo nevojë për të bashkë-ndarë dhe bashkëjetuar nën yshtjen apo sanksionimet e disa normave kanunore dhe sociale, të cilat edhe pse kanë bërë që skllavërimi dashurorë të legjitimohet, e kanë pasur të pamundur ta çlirojnë individin nga egoja për të zotëruar përmasat e lirisë.

Lartësia ku partnerët e ngrenë zjarrin e përfshirjes, nuk i djeg shanset që ato trupa që janë njëjtësuar, pas katapultimit galaktik dhe qiellores që i përshkon çdo ind dhe nerv, të vazhdojnë t’i përkasin të zotëve, madje edhe kur materialet organike qarkullojnë në trupat e tyre.

Kur zjarret fashiten, temperaturat normalizohen, vështrimeve i rikthehet kthjelltësia, arsyeja çlirohet nga dehja, pa pasur nevojë t’i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit, vetëm duke u përhumbur në boshllëk, përpiqen të ripërkufizojnë sinorët, ta ndjejnë dëshirën që t’i përkasin vetveteve. Kësisoj është vetë natyra ajo që përpiqet ta mbajë krijesën e vet të pakompromentuar, ta udhë-prijë për të gjetur shtegun e nxjerr nga zgjedha për ta flakur në botën e përbindshme të luftës për çlirim nga kufizimet.

Në ngulmin për të përcaktuar orbitën e vet në këtë kaos galaktik, i kthen te nevoja për të besuar te liria përtej vetanakes, që i gjen sërish bashkë, nesër, pasnesër, dikush guxon edhe përjetësinë, por pa pak budallëpsje, nuk shkohet atje ku hyn duke trokitur dhe del pa mbyllur derën.

Gjithsesi ne duhemi aq shumë sa ç’jemi të përkushtuar të respektojmë liritë që nuk na ndajnë, por na mësojnë se si të dashurohemi si dy krijesa që bashkojnë trupat, shpesh edhe ëndrrat, por pa mundur të thyejnë qiejt ku mësuam të fluturojmë dhe të matim skajet e lirisë.

Edhe ata që duhen deri në robëri, janë gati t’i blatojnë lirisë pjesë të sundimeve të tyre.