Lajme

Të dhënat më të reja për pikat kufitare, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar publikoi të dhënat e reja për gjendjen në pikat kufitare të vendit.

Në njoftim thuhet se pritjet më të gjata janë në Muçibabë deri në një orë.

Kurse tek Dheu i Bardhë, Han të Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, pritjet zgjasin më së shumti 20 minuta.

Pritje deri në një orë në Muçibabë ka edhe për dalje nga Kosova, ndërsa në pikat tjera për dalje pritjet nuk zgjasin më shumë se 20 minuta.

Të Ngjashme