Shëndetësi

Të duhen vetëm 2 orë në javë për të përmirësuar shëndetin

Të shpenzosh kohë në natyrë mund të jetë çelësi për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies. Studimet e fundit kanë konfirmuar se shpenzimi i vetëm dy orëve në javë në natyrë mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin fizik dhe mendor.

Si ndikon koha e kaluar në natyrë në mirëqënien tuaj?
Sipas një studimi nga universiteti i “Exeter”, njerëzit që kalojnë të paktën 120 minuta në javë në mjedise të gjelbra dhe të qeta, kanë nivele më të mira të shëndetit dhe mirëqenies psikologjike. Ky studim, i cili përfshiu të dhëna nga afro 20,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se ata që plotësojnë këtë afat kohor janë 59% më të prirur të raportojnë një shëndet të mirë në krahasim me ata që nuk kalojnë fare kohë në natyrë.

Përfitime për këdo
Një nga zbulimet më interesante të këtij studimi është se përfitimet e natyrës janë universale. Ato prekin të gjitha grupmoshat, gjinitë dhe madje, edhe individët me sëmundje afatgjata ose aftësi të kufizuara. “Çfarë na habiti ishte se këto avantazhe ishin të vërteta për të gjitha grupet e njerëzve,” thotë Dr. Mathew White, udhëheqësi i studimit .

Çfarë ndodh në këto dy orë?
Ndërsa nuk është e domosdosshme të jeni fizikisht aktivë për të përfituar nga koha në natyrë, edhe vetëm të uleni në një stol në park mund të jetë e mjaftueshme për të përfituar disa nga përfitimet. Kontaktet me natyrën mund të ndihmojnë në uljen e stresit, përmirësimin e humorit dhe krijimin e një këndvështrimi më të qartë për jetën. Shpenzimi i kohës jashtë, gjithashtu ofron mundësi për raporte më të mira shoqërore dhe kohë cilësore me familjen dhe miqtë.

Si ta gjeni kohën e lirë?
Shumë prej nesh mund të mendojnë se dy orë në javë është një qëllim i vështirë për t’u arritur. Por kur koha shpërndahet gjatë një jave, kjo përkthehet në më pak se 20 minuta në ditë. Mund të jetë një shëtitje e shkurtër gjatë drekës, një udhëtim në park pas pune, ose një arratisje e shkurtër në fundjavë. Duke krijuar zakone të vogla për të shpenzuar më shumë kohë në natyrë, përfitimet mund të jenë të konsiderueshme dhe të ndjeshme në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Kalimi i kohës në natyrë është një investim në shëndetin tuaj që nuk kërkon shumë kohë ose përpjekje. Dy orë në javë janë një çmim i vogël për përfitimet e mëdha që mund të ofrojnë. Pra, lërini shpërnqëndrimet, merrni kohën që ju nevojitet për veten tuaj dhe shijoni natyrën!