Lajme

Të dyshuar për korrupsion, SHBA paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoni

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar zgjerimin e listës së zezë me persona të tjerë të dyshuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për gazetarët, Ageler ka thënë se vendosja në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev u bë pas provave të shumta të cilat e përfshinin atë në afera të mëdha korruptive. Duke mos dashur të japë emra konkretë, ambasadorja theksoi të tjerë persona do të shpallen non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mund t’ju premtoj se ka njerëz të tjerë, rastet e të cilëve janë duke u përpunuar në Uashington. Nuk dua të spekuloj se kur do të shpallen, por ju premtoj se ky nuk ishte emri i fundit”, tha Ageleri.

Më 5 dhjetor, Departamenti amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev, ndërsa para tij edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të profilit të lartë, si kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni kontrovers, Orce Kamçev.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo