“Mustaqet e misrit” janë përdorur që në lashtësi pasi besohet se kanë aftësi të mëdha shëruese. Këto fije të holla përmbajnë shumë veti të shëndetshme për trupin ndaj është mirë që t’i ruani. Prej këtyre fijeve, njerëzit bënin çaj që në kohët e lashta.
“Mustaqet e misrit” ndihmojnë në reduktimin e shumë sëmundjeve dhe pothuajse nuk kanë asnjë efekt negativ në trup. Janë diuretikë natyralë shumë të fortë, kanë efekt antiinflamator dhe qetësojnë traktin urinar dhe veshkat.
Këto fije, nëse përdoren si çaj, janë shumë të mira për femrat që kanë probleme me traktin urinar dhe fshikëzën urinare. Këto fije përshpejtojnë prodhimin e urinës pa irrituar sistemin urinar. Përveç kësaj, ndihmojnë në nxjerrjen e gurëve nga veshkat.
Çaji që bëhet nga këto fije është gjithasht një ndihmë e mirë për humbjen në peshë si dhe largimin e toksinave dhe lëngjeve të tepërta nga trupi. Kështu që kur të vijë koha për të kultivuar misrin, mos harroni që t’i merrni këto fije për të bërë çaj.