ShowBizzz

“Të gjitha i ke hallall”/ I dhanë fund marrëdhënies disa vjeçare, Egli Tako reagon ndaj këngës së fundit të Olsi Bylykut dhe zbulon se çfarë ‘fshihet’ pas tekstit

Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku disa ditë me parë i ka dhënë fund zërave duke konfirmuar kështu ndarjen nga partnerja e tij, Egli Tako.

Ndonëse ish-partnerja e tij gjatë gjithë kohës ka qenë e qetë në rrjetet sociale duke mos bërë postime të shpeshta, ditën e sotme ajo ka reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë për këngën.

Ishte pikërisht komenti me ‘spec’ që i ka bërë një fanse në Instagram, i cili e ka nxitur Eglin të reagojë në lidhje me këtë çështje.

“Mos u bëj marak për “Hallall”-et e mia se ka dy vite që është krijuar ai material muzikorë, thjeshtë tani është lancuar për ta dëgjuar ju, jo unë”, ka shkruar Egli.

Teksa e ka ripostuar në ‘InstaStory’ këtë bisedë me fansen, ana tjetër Egli ka bërë edhe një shkrim sqarues për të gjithë personat që medojnë njësoj si ndjekësja.

“Edhe një sqarim i vogël për Edën dhe të gjithë që sikurse Eda mendojnë që kënga është dedikuar mua. Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opsione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani është tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur. Bye.”- tha këngëtarja.