Nëse më në fund keni marrë vendimin e rëndësishëm të jetoni vetëm, ka disa këshilla që duhet t’i ndiqni
Kjo përvojë duket kaq emocionuese, por ka edhe pakëz doza nervozizmi brenda, sidomos kur nuk e keni përjetuar më parë si eksperiencë dhe jeni pa përvojë.
Disa sugjerime janë:
1. Bëni një buxhet
Edhe nëse jeni mësuar të menaxhoni financat tuaja, kostot mund të grumbullohen kur jetoni vetëm. Krijoni një buxhet realist për të gjitha shpenzimet tuaja që mund të përfshijë edhe blerjen e mobilieve të përdorura apo marrjen e pasword-it të Netflix-it nga vëllai apo motra juaj. Një kosto më pak apo jo?
2. Krijoni një listë me numrat më të rëndësishëm
Në vend që të kërkoni gjithë kohës në google, krijoni në telefon një listë me numrat më të rëndësishëm për ju, që mund të jetë pronari i shtëpisë, një numër spitali, farmaci që keni aty afër etj.
3. Jini të sjellshëm me fqinjët tuaj
Ruajtja e një ekuilibri në raportin me fqinjët ju ndihmon kur mund të jeni larg shtëpisë dhe fqinji/a mund t’ju ujisë lulet apo t’ju ndihmojë me hapjen e derës kur mbeteni jashtë.
4. Zbukuroni ambientin me gjëra që ju bëjnë të lumtur
Mund të jetë një foto familjare, një objekt nga shtëpia e prindërve apo një pikturë si dhuratë nga i/e dashura…Thjesht, kujdesuni që të krijoni një ambient të qetë dhe të lumtur me gjëra që ju japin ndjesinë e kujtimeve të lezetshme.