Lajme

“Të largohet klani i Isa Mustafës” / Familja Imeri: LDK-ja mund të ringjallet nëse në krye të saj vijnë këta njerëz

Familja e veprimtarit të LDK-së, Haki Imeri, thotë se partia mund të ringjallet vetëm nëse largohet klani i Isa Mustafës, i cili sipas tyre e ka kapur partinë.

Ata propozojnë që në krye të LDK-së të vijnë figura si Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Adem Salihaj, Xhafer Tahiri dhe Faton Peci.

Nëse vazhdohet me të njëjtën mendësi të vjetër, sipas familjes Imeri, LDK-ja rrezikon të zhduket, ndërsa forcohen Partia Guxo dhe Vetëvendosja.

Shkrimi i plotë:

-LDK-ja ende mund të shpëtohet. Por vetëm nëse klani i Isa Mustafës largohet plotësisht nga sundimi dhe kapja që ia ka bërë kësaj partie.

-Pa këtë largim, nuk ka ringjallje. Ka vetëm zvarritje dhe shuarje.

-LDK-ja mund të ringjallet vetëm nëse në krye të saj vijnë njerëz me guxim, ndershmëri dhe besim qytetar: Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Adem Salihaj, Xhafer Tahiri dhe Faton Peci.

-Nëse vazhdohet me të njëjtën mendësi të vjetër – herë Lumiri, herë Avdyli – atëherë duhet ta pranojmë të vërtetën e hidhur: LDK-ja nuk do të ekzistojë më.

-Por do te forcohet Partia Guxo, do të rritet edhe më shumë Vetëvendosja, dhe kështu do të mbyllet përfundimisht kapitulli i LDK-së së klanit te Isa Mustafes .

Të Ngjashme