Lajme

Të mërkurën vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, a do të marrin pjesë PDK e Aleanca?

Të mërkurën, u thirrën në seancë me një qëllim.

Deputetët u ftuan për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Por dy partitë opozitare Pdk e Aleanca nuk kanë treguar nëse do të marrin pjesë.

Nga Partia Demokratike e Kosovës nuk foli as kryetari i saj, Bedri Hamza.

Detaje nuk dhanë as nga deputetët.

As nga Aleanca nuk e bënë të ditur qëndrimin.

Të dy partitë, do të bëjnë qëndrimin e ditur pasi të mbajnë mbledhjet e kryesive.

E këto mbledhje pritet të mbahen në fillim të javës.

Të Ngjashme