Shëndetësi

Te mira per kolesterolin dhe nivelin e sheqerit: Farat e kungullit nje miniere me vlera

Farat e kungullit jane te mbushur me antioksidantë dhe kane përfitime shëndetësore per trupin e njeriut.

Ato janë të pasura me fibra, vitaminë E, zink, kalium, magnez, hekur dhe kalcium.

Ato gjithashtu ju ofrojnë burime me bazë bimore të proteinave dhe acideve yndyrore omega-3.

Nje filxhan me fara kungulli ka:

163 kalori

8.5 gram proteina

4.2 gram karbohidrate
1.8 gram fibra
14 gram yndyrë
156 miligramë magnez (37% vlera ditore)
14.7 miligram kalcium
2 gram zink

Përfitimet shëndetësore të farave të kungullit

Konsumimi i farave të kungullit është lidhur me një shëndet më të mirë metabolik (duke vlerësuar tregues të tillë si sheqeri në gjak, presioni i gjakut dhe menaxhimi i kolesterolit).

Një studim i vitit 2018 zbuloi se konsumimi i farave të kungullit ndihmoi në menaxhimin e sheqerit në gjak pas ngrënies.

Përmbajtja e fibrave në farat e kungullit mund të kontribuojë gjithashtu në ndikimin e tyre antidiabetik.

Së fundi, disa studime kanë lidhur farat e kungullit (dhe vajin e tyre) me përmirësime në shëndetin kardiovaskular.