A është e mundur të harrosh një ish-toksik që të ka bërë të vuash shumë? Për shumë, kjo është një sfidë e vështirë. Ndjenjat për një ish që është sjellë keq me ty nuk zhduken lehtë, por ka hapa që mund të ndërmarrësh për ta harruar dhe për të vazhduar përpara.
Prano se ishte toksik
Nëse pyet veten nëse ish-i yt ishte toksik, përgjigjja me shumë mundësi është po. Një partner që të bën të ndihesh keq për veten dhe të ul vetëbesimin është një person që duhet shmangur. Kujtoji vetes se ti meriton më shumë dhe duhet të qëndrosh larg nga ai.
Ndalo kontaktin me të
Një nga hapat më të rëndësishëm është të ndalosh çdo lloj kontakti me të. Kjo përfshin mesazhet, telefonatat dhe takimet. Një periudhë pa kontakt do të ndihmojë që të largohesh nga ndikimi i tij dhe të rifitosh kontrollin mbi jetën tënde.
Kujdesu për veten
Përkushtohu te vetja jote. Merru me aktivitete që të pëlqejnë dhe që të bëjnë të ndihesh mirë. Kalimi i kohës me miqtë dhe familjen do të të ndihmojë të përballosh ndjenjat e mungesës.
Kujto momentet e këqija
Shkruaj të gjitha momentet kur ish-i të ka bërë të ndihesh keq. Mbaji këto shënime për një javë dhe pastaj digji. Ky akt simbolik do të të ndihmojë të lirohesh nga emocionet negative.
Gjej paqe brenda vetes
Meditimi, yoga dhe aktivitetet e tjera mund të të ndihmojnë të gjesh qetësi dhe paqe brenda vetes. Përqendrohu në zhvillimin personal dhe në gjetjen e një ekuilibri emocional.
Kujto arsyet pse i dhe fund marrëdhënies
Ish-i yt mund të përpiqet të të manipulojë dhe të të bëjë të mendosh se këtë herë do të jetë ndryshe. Kujtoji gjithmonë arsyet pse i dhe fund marrëdhënies dhe mos bjer pre e manipulimeve të tij.
Fillo të jetosh për veten tënde
Harresa e një ish-i toksik kërkon kohë dhe durim. Duke ndjekur këto hapa, do të fillosh të ndihesh më mirë dhe të krijosh një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme pa ndikimin e tij negativ.
Mos e trego që të mungon
Është e rëndësishme të mos e tregosh se të mungon ai. Kjo do t’i japë atij më shumë fuqi mbi ty dhe do të ta bëjë më të vështirë që të shkëputesh emocionalisht. Kështu që, më mirë fshiji story-t që kishe planifikuar të hidhje si hakmarrje.
Po ju përgjigjemi dy nga pyetjeve më të shpeshta në këtë situatë:
1. Çfarë të bëj sa herë me kujtohet?
Lufta kundër kujtimeve të mira dhe të këqija është e vështirë. Kujtimet e mira mund të të bëjnë të dyshosh nëse ndarja ishte gjëja e duhur, por mbaji mend ato si diçka e bukur që tashmë ka mbaruar. Kujto arsyet e ndarjes dhe mos u kthe prapa.
A do të jem më e njëjta?
Ndryshimi është i vështirë, por është i nevojshëm. Do të duhet kohë për të rregulluar jetën tënde dhe për të gjetur një ekuilibër të ri. Ndërkohë që përballesh me këtë ndryshim, mbaj mend se po bëhesh më e fortë dhe më e pavarur ndaj ndjenjave që ke.