Lajme

Të paktën 10 të vdekur, shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëshqitja e dheut shkakton trazira në Brazil

Të paktën 10 persona kanë vdekur pasi rrëshqitjet e dheut përfshiu dy qytete në shtetin brazilian të Minas Gerais, thanë zyrtarët e shtetit.

Lagjja Bethania në qytetin Ipatinga ishte më e prekura nga rrëshqitjet e dheut, të cilat u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm, raporton BBC.

Zyra e kryetarit tha se 204 mm shi ra në Ipatinga të dielën në mëngjes.

TS Poll - Loading poll ...

Kryetari i bashkisë Ipatinga, Gustavo Nunes shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Rrëshqitjet e dheut pas shirave të rrëmbyeshëm nuk janë të rralla në sezonin e shirave, me lagjet e ndërtuara në mënyrë të pasigurt në shpatet e pjerrëta të kodrave më të goditura.

Kryetari i bashkisë Ipatinga, Gustavo Nunes shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Të paktën 150 njerëz kanë mbetur të pastrehë në qytet, i cili ndodhet rreth 570 km në veri të Rio de Zhaneiros.

Kryebashkiaku tha se qyteti ishte befasuar nga reshjet intensive. “Nuk kishte kohë që njerëzit të përgatiteshin”, sipas Nunes.



ks