Lajme

Të ‘papriturat’ e Festivalit/ Xhuliano Dule nuk mban gojën: Më hani atë që s’thuhet

Festivali i 62-të i Këngës pati shumë surpriza dhe të papritura këtë vit.

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata finale, ku fitues u shpall artisti nga Kosova, Mal Retkoceri me këngën “Çmenduri”.

Ndërsa Besa Kokëdhima mori besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizionit me këngën “Zemrën n’dorë”.

Sakaq përpos garës muzikore në festival pati shumë batuta, surpriza dhe fjalime “pikante” të cilat nuk jemi mësuar t’i dëgjojmë në një kompeticion si Festivali i Këngës.

Një nga tre prezantuesit e këtij edicioni, Xhuliano Dule, i cili është kritikuar për mënyrën se si prezantoi Festivalin, zgjodhi që t’i përgjigjet në një mënyrë jo të hijshme kritikave të publikut.

Teksa mbrëmë në natën finale të Festivalit ndodheshin figura të larta të politikës në Shqipëri dhe Kosovë, siç ishin presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, kryeministri i Kosovës Albin Kurti etj, Xhuliano i “falenderoi” kritikuesit e tij duke përdorur një batutë që më herët e ka thënë edhe kryeministri i vendit Edi Rama: “Për të gjithë ata që më shanë. Unë i them edhe atyre faleminderit shumë dhe gjëja e fundit që doja të thosha, si thotë kryeministri jonë ‘me nder më hani atq që s’ thuhet’”.

Deklarata e bërë nga Xhulioano Dule nuk u prit mirë nga publiku.

Përdorues të rrjteve sociale nuk e kanë pëlqyer aspak komentin e Dules, ndërsa kanë thënë se një fjalim i tillë është i pavend të bëhet në një Festival serioz siç është Festivali i Këngës.

Fest 62, në përmbyllje të 4 netëve, ishte një spektakël me plot emocione, ku muzika, performancat, të ftuarit VIP, surprizat ishin kryefjala e tij.

Si rrallëherë, ky Festival u transmetua jo vetëm në Shqipëri, por edhe Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar edhe shtrirjen gjithnjë e më të madhe që po merr Festivali në mbarë trojet shqiptare.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo