ShowBizzz

Të preferuarit e shqiptarëve, Bihter dhe Behlul ribashkohen pas 15 vjetësh (VIDEO)

Aktorët Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug janë takuar bashkë 15 vjet pas serialit të famshëm “Dashuri e ndaluar” dhe po sjelin rikthimin e një çifti që shumë fansa mezi e kanë pritur. Bihter dhe Behlul kanë mbaruar xhirimet e filmit “Thirrja e fundit për Stambollin” dhe tashmë, edhe data është publikuar.

“Netflix” ka bërë publike datën e publikimit të filmit “Thirrja e fundit për Stambollin“, i cili mezi është pritur nga fansat e K?vanç Tatlitug dhe Beren Saat. “Thirrja e fundit për Stambollin” do të prezantohet njëkohësisht në mbarë botën më 24 nëntor, vetëm në “Netflix”.

Filmi, i cili ribashkon dyshen e dashur të publikut, shumë vite pas serialit të jashtëzakonshëm “Dashuri e ndaluar”, është drejtuar nga Gonenç Uyan?k, ndërsa skenarist ka Nuran Evren.

I konsideruar si “një histori për New York-un, dashurinë dhe shanset e dyta“, filmi tregon historinë e Serin dhe Mehmetit, të cilët takohen rastësisht në aeroport gjatë rrugës nga Stambolli në New York.