Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar organizimin e një proteste kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social Facebook, protesta do të mbahet të premten, më 6 shkurt, duke filluar nga ora 13:00, ndërsa grumbullimi i protestuesve do të bëhet para ndërtesës së KEDS-it.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, me qëllim të kundërshtimit të paralajmërimit për rritje të çmimit të rrymës, e cila, sipas tyre, do të rëndonte edhe më shumë jetën e qytetarëve.
Ndryshe, në fund të muajit janar, kompania për furnizim me energji elektrike KESCO ka kërkuar rritje prej 21.3 për qind të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2026./teve1.info/