BBV

Të qeshurat gjatë klipit të Elvisit/ Graciano debaton me Romeon dhe Heidin: Qëllimi ishte për…

Një situatë komike ka ndodhur mes Heidit dhe Gracianos, të cilët qeshën gjatë klipit prezantues të ish-konkurentit të BBV3, Elvis Myrta, gjë që duket e ka mërzitur shumë Romeon. Kjo gjë solli debate mes këtij të fundfit dhe Gracianos, gjë që u përcoll në prime kështu:

Graciano: Siç u pa dhe në klip, unë e kisha parë spektaklin e natës së parë. Për të kaluar dhe kët gjendjen time, thashë ku ka më të mirë se sa ta kalojë me të qeshur. Qëllimi ishte për të bërë qejf dhe aspak tendencioze. Në momentin që pashë Romeon ta agravonte situatën, aty thashë çfarë ka ky djalë. Në fund të ditës, unë Lisin nuk e kam goditur, nuk e kam therrur. Ai është shëndosh e mirë jashtë. Kur kam dalë jashtë kam thënë që i vetmi pishman ka qenë Heidi, që kishte keqkuptuar Pandorën. Dhe çohet të nesërmen, ma përdor situatën… Shihe me sa sportivitet dhe pozitive kemi Heidin në këtë rast. Unë e kam konsideruar shumë mikeshë Heidin dhe pse e di sikletin e madh që ka me Romeon.

Romeo: Unë u mërzita me Heidin dhe i thashë që nuk dua të ndikohesh.

Ledioni: A mos do të duhej, për shkak të marrëdhënies që ke me Heidin, mos ta vazhdoje?

Graciano: Jo, s’e mendoj. Se kur vjen shumë organike gjëja, pse mos ta bëj?! Është tjetër gjhë kur e bën me tendencë, por kur bëhet funny?

Ledioni: A i qëndron atyre përfundimeve që pamë në klip?

Graciano: Po, sepse Heidi bëri një gabim shumë të konsiderueshëm për mua. Mua më është tallur mbiemri dhe unë nuk ia preka mbiemrin. Ky më quajti dhjako.

Romeo: Është batutë filmash, dhjako.

Graciano: Unë i them Romeos, ka ardhur si poç dhe është bërë si kallëm. Dhe i them “Kallëm Veshaj”.

Ledioni: A mendon ti se Romeo e presionon Heidin?

Graciano: Po, patjetër që po. Ka luftuar një muaj për ta ndryshuar Heidin, ka luftuar një muaj që s’ka besim te Heidi. Ai thjeshtë i thotë bëj çfarë them unë.

Heidi: Shoh Gracianon që sheh videon si shpirt i keq. Në atë moment më kapi budallallëku dhe kur filloj me qesh, në disa situata si tani, që sa më shumë qesh, aq më shumë më kap. Kur erdhi aty në mes, në atë moment më shkatërroi. Nuk kam qeshur me Lisin, sepse ishte një gjë që e vuajta vetë. Ajo që s’më pëlqeu te Graciano, që e bëri dhe tendencioze, ishte që ai u nxeh dhe ti duke e parë me nerva, iu qepe nga mbrapa…

Graciano: Sepse më shtyu derën, me ka goditur nga mbrapa.

Egla: Heidi ka një super ndjeshmëri të sajën që i përshtatet situatave.

Heidi: Është normale që kam qeshur. U pa…

Graciano: Ti u zgjove në mëngjes dhe më thë: “E ekzagjerove”.

Heidi: Fakti që unë qesha, nuk e mohoj dot…

Graciano: Nuk ke bërë asgjë të keqe në fund të ditës.

Ledioni: Romeo, kur ke qeshur për herë të fundit?

Romeo: Kam qeshur me Heidin te shezllonet.

Ledioni: Me të dashurën dhe të dashurin qesh ndonjëherë nga halli.

Romeo: Kam qeshur dhe me Meritonin.

Ledioni: E kam fjalën ndonëjehër që disa situata janë për të qeshur.

Romeo: Unë atë situatën e kam përjetuar shumë keq dhe nuk e harroj. Ishte një situatë shumë e thjeshtë. Përpos ngarkesës së këtyre ditëve, ne ishim ulur këtu dhe po e shijoja atë gjë. Dëgjoj disa çu-çu-çu nga mbrapa. Unë me atë gjë nuk qesh dot. Pastaj është dhe padashur që ta ekzagjerosh gjënë. Edhe një gjë që doja ta shijoja, nuk e shijova dot.

Egla: Nuk ishte e shkruar.

Ledioni: A ju duket se Romeo e presionon Heidin për të qenë diçka që nuk është?

Françeska: Nuk mendoj se Romeo e presionon Heidin. Mendoj se Heidi reagon sepse kështu e ndjen vetë. Pastaj mbas gjithë euforisë kujton që është në lojë dhe kthehet në rolin e saj si e dashura e Romeos.

Meritoni: Në asnjë moment Romeo e ka vendosur nën presion Heidin. Unë e shoh Romeon shumë të qetë me Heidin dhe për këtë rast Heidi ka qeshur me Gracianon.

Erjola: I kam thënë Heidit që vendoset në pozitë. Mendoj se ka disa raste që ajo vendoset në pozitë…

Arbri: Unë bie dakord kur Heidi që thotë që është herë e thjeshtë kjo histori. Edhe kur Romeo kishte armik Julin, Heidi ishte neutrale. Tani të vjen në krah dhe qesh me armikun tënd brenda lojës, Romeo mërzitet. Unë mendoj se Romeo ka shumë të drejtë të mërzitet. Ishte Heidi ajo që i shkoi nga mbrapa Romeos dhe meqë pa që ai u mërzit tha po i fus dhe një nga mbrapa Gracianos.

Ori: Ishte shumë i qartë dhe i gjithë klipi edhe Romeo mund ta përjetojë në një mënyrë tjetër. Megjithatë brenda të gjitha situatave, mund ta merrte me më shumë pozitivitet. Ashtu siç kemi oarë Heidin që qesh me situata të ndryshe dhe ta kuptonte që Heidi qesh gjatë gjithë kohës. Me një çun si Graciano, që ta provokon shumë herë të qeshurën. Në këtë rast për mua nuk është siklet që ja shkakton ti, por në mesin e gjendur mes të dashurit dhe armiqve që krijohen aty, duhet ta marri poërsipër Heidi që të bëhet ura që peshon të gjithë gjënë.

Arbri: Unë e besoj Gracianon kur e thotë që e nisi me shaka. Por në fund fillove t’i flisje te veshi, për t’i futur në sherr ata të dy.