Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Shkodër, në afërsi të bustit të Prekë Calit.
Raportohet se një shtetas i identifikuar si Viktor Marku ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar.
Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar si edhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të Viktor Markut.
Ndërkohë në një automjet tip BMW, i cili është sekuestruar, u gjet një gëzhojë arme.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur.