Lajme

Të shtëna me armë në Kurbin, 33 vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

Fatjon Lika, një 33 vjeçar nga fshati Mali i Bardhë i Bashkisë Kurbin, ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Shkak është bërë një konflikt për motive banale me shtetasin Admir Lika, i cili ka degjeneruar më pas deri në përdorimin e armës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, sapo salla operative është sinjalizuar për të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe autori Admir Lika rezulton se është larguar nga vendngjarja. Policia është duke krehur zonën për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të riut, i cili është i armatosur.

Ndërkohë, i plagosuri Fatjon Lika është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore pas plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, një lokal në fshatin Mali i Bardhë i Bashkisë Kurbin dhe ka pyetur personat e tjerë që ndodheshin aty, për rrethanat dhe dinamikën e sherrit që çoi deri në përdorimin e armës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo