Lajme

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa personi i dyshuar, i identifikuar tashmë, është në kërkim.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë raportuar se një person është plagosur. Aktualisht po vazhdon hetimi për zbardhjen e rastit, ndërsa personi i dyshuar, i cili tashmë është identifikuar, është në kërkim,” ka thënë Ahmeti./teve1.info/

Të Ngjashme