
3
Një incident ka ndodhur sot në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, ndërsa me të marrë lajmin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e emergjencës.
Sinjali mëson se personi i plagosur po trajtohet në spitalin rajonal të Gjakovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, hetimet në lidhje me zbardhjen e këtij rasti tashmë kanë filluar.