Tetë persona janë arrestuar të mërkurën në Pejë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Vushtrri / 02.10.2024 – 12:09. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se si pasojë e një mosmarrëveshje dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri tjetrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar : një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/