Lajme

Të shtënat me armë në Durrës, kush është avokati i plagosur (EMRI)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri e regjistruar pasditen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur avokati Elton Shllaku, 52 vjeç.

Sipas policisë, rreth orës 17:30, 61-vjeçari F. F., banues në Durrës, dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri avokatin, i cili ka mbetur i plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të plagosjes.

Të Ngjashme