Policia ka dhënë informacionin paraprak për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku humbi jetën 20-vjeçari Johan Zuko.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15, ku një konflikt mes disa personave është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Ndërkohë, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ku do t’u nënshtrohen veprimeve të mëtejshme procedurale.
NEWS Detaje nga plagosja e tre personave: Oficeri ndoqi autorin, ai hodhi pistoleten në tokë dhe …Njoftimi
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.
Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.
NEWS Mos harroni çadrat! Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sotShërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë./Top Channel
