LifeStyle

Të vësh rregull: mision i pamundur apo shkencë?

Gruaja më e rregullt në botë, përveçse konsiderohet në Japoni si paladina e luftës kundër kaosit të brendshëm, është Marie Kondo, një profesioniste e rregullit shtëpiak, e cili ka mbajtur kurse për amvisat e dëshpëruara, por edhe menaxherët dhe industrialistët. Sepse, të dish të mbash në rregull shtëpinë apo zyrën nënkupton në realitet si të mësosh dhe të menaxhosh jetën tënde, në vend që ta “rivendosësh” atë.

Linjat themelore të metodës së saj janë mbledhur në një manual që ka pasur shumë sukses në mbarë botën, “Fuqia magjike e rregullimit”. Ana më tërheqëse e metodës Konmari (e quajtur kështu nga rrokjet e para të emrit e mbiemrit të saj) qëndron në premtimin se, pasi ta riorganizojmë shtëpinë në përputhje me këto udhëzime, ne do të kemi hequr qafe çrregullimin e pafund. Ja disa udhëzime që ju frymëzojnë:

Rregullimi bëhet një herë e përgjithnjë

Në kundërshtim me atë që është i bindur se është më mirë shpesh e nga pak, se puna bëhet një herë e përgjithmonë, përndryshe shtëpia nuk do të jetë kurrë në rregull. Të hysh në ambiente të pastra dhe mirë të organizuara do të çojë në një ndryshim kaq radikal që të mbash çdo gjë në vendin e vet mund të bëhet një fakt natyror.

Hapi i parë: hidhni gjërat e panevojshme

Kriteri është: të heqësh qafe keqardhjen ndaj çdo gjëje që nuk përdoret. Hapi i parë për zgjedhjen e asaj që duhet eliminuar do të bëjë një testim të përgjithshëm, jo aq shumë për hapësirën në dhomë  ose dollap, sesa për ndarjen sipas kategorive. Për shembull: kontrolloni “të gjitha” rrobat, kudo që janë, ose librat apo fotografitë. Kategoritë kryesore të gjërave për të rregulluar zakonisht janë: veshje, libra, letra dhe dokumente, kujtime, objekte të ndryshme. Metoda e sugjeruar është që të mblidhen të gjitha në dysheme për t’u shqyrtuar dhe filluar klasifikimin.

Çfarë duhet hedhur

Për ta thjeshtuar këtë zgjedhje, zakonisht të dhimbshme, ekzistojnë disa kritere: për shembull, për të frymëzuar idealin që ne dëshirojmë të arrijmë në jetë dhe të lejojmë veten të udhëhiqemi nga ai. Së dyti, ne duhet të mbajmë vetëm gjërat që na nxisin. Ky ndryshim i optikës është ai vendimtar.

Për veshjet e femrave

Veshjet janë një kapitull i veçantë, për të cilat duhet kushtuar vëmendje. Ndarja sipas kategorive e lehtëson situatën: këmisha, pantallona, funde, sende për të varur, xhaketa apo edhe aksesorët. Në këtë pikë  mblidhni në dysheme dhe filloni të klasifikoni nga veshjet jashtë sezonit. Kur zgjedhja mbaron, veshjet pastrohen plotësisht dhe rrobat e mbijetuara riorganizohen. Veshjet duhet të varen, duke i grupuar sipas gjinisë, duke rezervuar anën e majtë të dollapit në veshje më të rënda dhe më të gjata, dhe në anën e djathtë, veshje më të shkurtra dhe më të lehta. Në këtë mënyrë veshjet gjithashtu do të kenë vizualisht një pamje më simetrike dhe më të rregullt.

Efektet në mendje

Aftësia për t’u çliruar nga gjëra të panevojshme, ka kapacitetin për të “ricilësuar” jetën: ju mësoni të jeni më pak të lidhur me të kaluarën, të bëheni të vetëdijshëm mbi idealet tuaja, të përmirësoni vetëvlerësimin.