Teherani ka mohuar se zotëron raketa balistike ndërkontinentale, duke deklaruar se sulmi ndaj bazës amerikano-britanike në ishullin Diego Garcia nuk ishte i kryer nga Irani, por një provokim.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, u shpreh se as Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nuk mund të konfirmojë pretendimet e autoriteteve izraelite për një sulm iranian me raketa balistike ndërkontinentale ndaj kësaj baze. Sipas tij, bëhet fjalë për një tjetër pretendim për një operacion me “flamur të rremë”.
“Fakti që edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i njohur për presionin ndaj vendeve anëtare për të mbështetur SHBA-në, refuzon të konfirmojë këtë fushatë dezinformimi nga Izraeli, tregon shumë. Bota është e lodhur nga këto histori të diskredituara me flamur të rremë”, shkroi ai në rrjetin X, duke iu referuar deklaratave të Rutte për mungesën e konfirmimit nga NATO.
Ndërkohë, vetë NATO ka bërë të ditur se pretendimet e Izraelit kërkojnë verifikim të mëtejshëm.
Nga ana tjetër, shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka deklaruar se Irani ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale me dy faza drejt ishullit, me një rreze veprimi rreth 4,000 kilometra, e aftë – sipas tij – të arrijë qytete si Berlini, Parisi dhe Roma
/tiranapost
