LifeStyle

Tek këto shenja, instinkti i nënës zgjohet sa bien në kontakt me një fëmijë

Nuk është se këto gra të zodiakut nuk duan të bëhen nëna thjesht ato nuk e kanë fëmijën si prioritet. Nuk u mungon në jetën e tyre dhe ndihen të lumtura dhe pa të.

Pyetja “kur do të bëhem nënë” nuk i shqetëson. Ka shumë mundësi që mendimi i një fëmije t’u vijë kur janë me mbesat ose me fëmijët e një shoku/shoqeje. Domethënë, teksa luajnë me këta fëmijë, aty mendojnë se do të ishte mirë që edhe ato të kishin një fëmijë.

Bricjapi

Gruaja Bricjap gjithmonë do t’i japë përparësi punës dhe karrierës së saj. Zhvillimi dhe rruga e saj profesionale janë ato që e shqetësojnë më shumë. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk dëshiron të bëhet nënë dhe të ketë një familje. Vetëm në përditshmërinë e saj, pikërisht për shkak se merret me punë, nuk do të mendojë për mëmësinë.

Akrepi

Gruaja Akrep kujdeset më shumë për marrëdhënien, dashurinë dhe për të pasur mashkullin që dëshiron të jetë i saj, sesa të bëhet nënë. Fëmija nuk është qëllimi i saj në vetvete. As një qëllim jete.

Virgjëresha

Gruaja Virgjëresha është Amazona e zodiakut. E pavarur, e lirë, e qetë dhe luftëtare. Po, ajo është pozitive për mundësinë e martesës, të pasurit familje dhe fëmijë, por edhe nëse nuk i ka, nuk e shqetëson. Ajo është një person që e shijon jetën me ose pa fëmijë.