ShowBizzz

Teksa është duke pritur fëmijë me të dashurën e re, Al Pacino kalon kohë me ish-partneren

Al Pacino po kalon kohë me ish-partneren e tij, Beverly D’Angelo, ndërsa pret një fëmijë me të dashurën e re, Noor Alfallah.

Ikonës hollivudiane dhe D’Angelos iu bashkuan edhe dy fëmijët e tyre, binjakët 22 vjeçarë Anton dhe Olivia, në një dalje familjare në Los Angeles.

Në një moment, ata janë fotografuar së bashku jashtë duke bërë një diskutim serioz.

Pacino dhe D’Angelo kanë mbetur miq të ngushtë që nga ndarja e tyre në vitin 2004, ndërsa qëndrimi i përbashkët vjen disa javë, pasi u konfirmua se aktori është në pritje të fëmijës të dashurën 29 vjeçare.