Telashet me prona, kanë shtyrë dy kushërinj që pas të shtënave me armë zjarri të përfundojnë në stacionin policorë në Podujevë.
Mbrëmjen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘’Zahir Pajaziti’’. Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar.
Gazeta Insajderi ka mësuar se personat e arrestuar janë Sadet Ferati dhe Lorik Ferati, kushërinj mes vete.
Sadet Ferati
Sipas burimit të medias, arsyeja e konfliktit ka qenë për shkak të disa pronave. Burimi ka treguar se Sadet Ferati ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kushëririt të tij, Lorik Feratit.
Të dytë, tashme janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar në stacion policorë.
Sadet Ferati ka qenë më herët Pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Ai ka qenë i njohur me nofkën “Taku”.
Në vitin 2013 ai kishte shkaktuar një aksident me fatalitet me ç’rast ishte larguar nga puna me vendim të Inspektoratit Policorë të Kosovës.