Alaia Baldwin, motra e Hailey Bieber, përballet me katër akuza pas një incidenti të dhunshëm në një bar në Georgia, që mund ta çojë në burg.
33-vjeçarja u arrestua në shkurt 2024 në Savannah, Georgia, pasi dyshohet se sulmoi tre punonjës të lokalit. Sipas raportimeve, Baldwin i hodhi një tampon të përdorur një kamariereje në banjën e stafit, goditi një punonjës në organet gjenitale dhe i shkuli flokët një tjetër punonjësi.
Të hënën, më 26 janar, prokurorët ngritën katër akuza kundër saj: sulm i thjeshtë, dhunë e thjeshtë, shkelje e pronës dhe kundërvajtje. Nëse dënohet, ajo mund të përballet me deri në një vit burg, me seancën e dënimit të planifikuar më 23 prill.
Incidenti sipas punonjësve nisi kur Baldwin hyri në tualetin e stafit, ku iu kërkua të shkonte në tualetin e klientëve. Ajo dyshohet se u bë agresive, kërcënoi punonjësit dhe sulmoi tre prej tyre. Njëri nga rojet e sigurisë u tërhoq për flokësh, ndërsa tjetri u godit në organet gjenitale. Kamariereja u përball me sulmin kur përpiqej të kontrollonte situatën dhe sipas saj, Baldwin i hodhi tamponin e përdorur.
Hailey Coley, kamarierja e përfshirë, deklaroi për TMZ se Baldwin dhe shoqëria e saj nuk lejoheshin në tualetin e stafit. “Unë thirra sigurimin dhe ata e mbanë nën kontroll,” tha ajo, duke shtuar se beson se Baldwin ishte nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana e saj, Alaia Baldwin i tha policisë se veproi në vetëmbrojtje. Avokati i saj, Drew Findling, në një deklaratë për TMZ tha se Baldwin ishte e penduar për ngjarjet e asaj nate dhe po merr masat për të mos lejuar përsëritjen e tyre.
