Shëndetësi
Temperatura deri ne 47 grade: Meteorologia tregon ditet kur pritet te vijne
📅 18 July 2023
🕐 18.07.2023
👁 0 shikime
Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës, është prezente edhe në Shqipëri këtë javë, ndërkohë që në ditët në vijim temperaturat do të rriten më tej.
Në një lidhje për News24, sinoptikania Ladja Porja tha se kjo valë e nxehtësisë jo më kot quhet Cerberus, ndërsa theksoi se deri më tani në vendin tonë vendi që ka pasur temperaturat më të larta është Lazarati.
Ajo shtoi se gjatë ditës së enjte, deri të premten, do të ketë temperatura edhe më të larta, ndërsa paralajmërohet se termometri mund të shkojë deri në 47 gradë.
“Kjo valë kot nuk është quajtur Cerberus, pasi është shënuar në Lazarat 42,4 gradë. Rreth të enjtes dhe të premtes mund të kemi deri në 43 në Berat.
Kjo është cilësuar një ndër valët më të egra të të nxehtit. Sot dhe nesër janë dy ditët më të nxehta për Italinë, ku priten vlera deri në 47.”, tha Porja.