Shëndetësi

Temperatura perveluese: Rriten temperaturat me 10 grade celcius, ditet me te nxehta te javes do te jene

Shqipëria përgjatë kësaj jave do të përfshihet nga temperatura të larta, të cilat priten të arrijnë mbi 40 gradë Celsius.

Meteorologia Lajda Porja, thotë se vala e të nxehtit afrikan do të prekë edhe Shqipërinë, ku ditën e premte dhe shtunë vlerat termike do të arrijnë deri në 42 gradë.

Qarqet më të prekura nga i nxehti ekstrem do jenë Elbasani, Berati, Gjirokastra, por edhe kryeqytetit do të regjistrojë temperatura të larta.

“Sot dhe nesër pritet të jenë me intervale me diell, sidomos bregdeti. Termometri gjatë këtyre dy ditëve do të jetë 36 gradë.

Që nga dita e mërkurë, e ashtuquajtura “Flakët e Ferrit” parashikohen që valët e të nxehtit afrikan të mbërrijnë edhe në territorin shqiptar dhe në pjesën më të madhe të Mesdheut.

Vala e të nxehtit do kenë epiqendër Jugun e Italisë, por megjithatë temperatura shumë të lartë do të përjetojë edhe Shqipëria.

Ditët më të nxehta të javë, premtja dhe e shtuna, ku termometri do të ngjitet në 42 gradë.

Parashikohen që temperaturat më ekstreme do të jenë në qarqet Elbasan, Gjirokastër, Berat, por edhe kryeqyteti do jetë afër vlerës mbi 40 gradë Celsius. Për sa i përket motit do kemi ditë të nxehta dhe me diell”, tha ajo.

Edhe në vendin tonë, temperaturat të enjten dhe të premten do arrijnë në 37 gradë