Lajme

Temperaturat deri në 26 gradë, si PARASHIKOHET të jetë moti sot!

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me vranësira deri në orët e mesditës më pas mot i kthjellët.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.