Bota

Temperaturat e larta i dërgojnë mushkonjat deri në Skoci

Një nga llojet më të zakonshme të mushkonjave është identifikuar për herë të parë në Skoci.

Studiuesit në Universitetin e Glasgow i janë futur punës për identifikimin e tyre.

Ata gjetën 16 lloje mushkonjash në Skoci, duke përfshirë Culex pipiens, e cila është e përhapur në Amerikën Veriore dhe Jugore, pjesë të Evropës dhe disa zona të Azisë dhe Afrikës Veriore.

Temperaturat e larta i dërgojnë mushkonjat deri në Skoci

TS Poll - Loading poll ...

Profesore Heather Ferguson, e cila ka drejtuar studimin, tha se ishin të befasuar kur gjetën insektet në të gjitha cepat e vendit.

Ajo paralajmëroi se temperaturat më të ngrohta mund të çojnë në një numër më të madh të mushkonjave, duke përfshirë ato që mund të transmetojnë sëmundje.

Temperaturat e larta i dërgojnë mushkonjat deri në Skoci

Deri më sot skocezët, për shkak të temperaturave të ulëta nuk kanë vuajtur nga mushkonjat, bezdia dhe pickimi i tyre.

Frika më e madhe e tyre tani janë pikërisht mushkonja që transmetojnë virusin Zika apo Malarien.

Si u zbuluan llojet e mushkonjave në Skoci? Studiuesit ngritën kurthe me dioksidin e karbonit që imiton frymën e njeriut.

Ata gjetën 16 varietete nga rreth 4000 që ka nëpër botë.



/tiranapost