Lajme

Temperaturat e larta shoqërohen me reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kjo e mërkurë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend.

Sipas parashikimeve, përgjatë vijës bregdetare moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet zhvillim i vranësirave gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Në orët e pasdites parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët përgjatë zonave malore. Ndërkohë, në rajonin e Alpeve priten shtrëngata afatshkurtra shiu.

See also  Itali/ 47-vjeçari sulmohet nga grupi i adoleshentëve dhe humb jetën përpara djalit të tij të miturEra do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi drejt jugperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në disa momente, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 10 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

See also  Tritoli në makinën e Oltjon Klosit, merr një tjetër rrjedhë hetimi! Sabah Nuzi dhe 36-vjeçari nuk kanë njohje me njëri-tjetrin!

Të Ngjashme