LifeStyle

Tenistja Leylah Fernandez dhe ‘takimi i parë’: S’kam dalë kurrë me ndonjë djalë, më shkruani!

Dashuria në epokën e rrjeteve sociale dhe jetës së shpejtë të sportistëve. Kur jeta jote përbëhet prej turnesh e udhëtimesh të pandalshme, gjetja e një lidhjeje romantike bëhet pothuajse e pamundur. Këtë e dëshmon vetë Leylah Fernandez, tenistja kanadeze 22-vjeçare, finaliste e US Open më 2021, e cila ka habitur fansat me një mesazh të pazakontë në rrjete sociale.

“Përshëndetje të gjithëve. Nuk kam pasur kurrë një të dashur, as nuk kam dalë ndonjëherë me ndonjë djalë… ndaj më shkruani dhe do zgjedh njërin prej jush për një takim në Montreal”, deklaroi me sinqeritet Leylah në një video të publikuar në rrjetet sociale. Ajo shton se dëshiron ta bëjë këtë hap “në mënyrën e saj” dhe nuk nguron të tregojë vendosmërinë për të provuar për herë të parë një takim romantik, pikërisht në qytetin kanadez ku do të mbahet turneu i ardhshëm WTA.

Megjithatë, Fernandez vendos edhe një kusht interesant: “PS: ndoshta do t’ju duhet të takoni babin tim më parë (fat të mbarë)”. Kujtojmë që i ati, përveçse është prindi i saj, është edhe trajneri që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës.

Reagimet nuk kanë munguar: mbi 100 mesazhe private vetëm në ditën e parë nga djem që kërkojnë të jenë “i pari” i Leylah-s.

Nuk është hera e parë që një teniste bëhet pjesë e një “takimi të organizuar” përmes internetit. Në vitin 2017, Eugenie Bouchard mbajti premtimin për të dalë në një takim me një ndjekës, pas një bast të bërë për një ndeshje të NFL-së.

Tashmë, sytë janë drejt Montrealit, ndoshta jo vetëm për tenis…

Të Ngjashme