Lajme

Tensione e provokime në Rumani, Nela me mesazh të fortë: E patolerueshme, drejtësia duhet të jetë në anën e Kosovës!

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës e kanë braktisur fushën në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë në Bukuresht, pas thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës.

E ndaj këtij rasti, ka reaguar edhe publicisti Milaim Nela, përcjell “Bota sot”.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se ishte e “patolerueshme sjellja ndaj kombëtares së Kosovës dhe kjo e përsëritur disa here”.

Postimi i plotë

Atë që bënë sot lojtarët e Kosovës duhet të ishte bërë shumë kohë më parë. E patolerueshme sjellja ndaj kombëtares së Kosovës dhe kjo e përsëritur disa herë.

Jam i bindur që vendimi i UEFAs së Ceferinit dhe Dukës do të jetë kundër Kosovës por ka shpresa në KAS. DREJTËSIA duhet të triumfojë e duhet të jetë në anën e Kosovës