Lajme

Tensione jashtë Kuvendit, Noka tenton t’i vërë flakën banderolës, Sula djeg xhaketën

Deputetët e PD të përjashtuar nga Kuvendi kanë vijuar përplasjen me gardën jashtë ambienteve të tij.

Deputeti Flamur Noka ka tentuar t’i vërë flakën një banderole, ku shkruhej “Edi Rama, Mafia!”.

Gardistët ndërhynë pasi Flamur Noka spërkati banderolën me benzinë dhe më pas i vuri zjarrin.

Nga ana tjetër deputeti Dashnor Sula që hoqi xhaketën e leu me benzinë dhe i vuri zjarrin duke e hedhur tek banderola në gardhin që garda kishte ngritur për të penguar deputetët e përjashtuar të PD të hynin në Kuvend.