Lajme

Tensione para Parlamentit, policia hedh ujë dhe spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve (Video)

Situata para godinës së Kuvendit është tensionuar sërish, ndërsa forcat e Policisë kanë përdorur spraj irritues dhe ujë në drejtim të protestuesve.

Ndërhyrja e policisë erdhi në momentin kur një grup protestuesish u afruan pranë kordonit të efektivëve, duke rritur tensionet në zonën përreth Parlamentit.

Forcat e shumta policie vijojnë të mbajnë të bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e Parlamentit.

See also  Dallgët e detit u morën jetën 2 shokëve nga Kosova, tre të tjerë dergjen në Spitalin e Lezhës (DETAJE)

Të Ngjashme