Lajme

Tensione te ‘Politekniku’/ Përplasje mes protestuesve dhe rojeve të universitetit, studentët kërkojnë sërish banderolën

Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ndërsa një pjesë e protestuesve është zhvendosur nga sheshi para Kryeministrisë drejt Universitetit Politeknik.

Sipas raportimeve, protestuesit dhe rojet e universitetit janë përfshirë në një përplasje fizike, teksa studentët kanë kërkuar të rimarrin një banderolë të shpalosur më herët në ambientet e godinës.

Sipas tyre, policia ka ndërhyrë duke rrëzuar banderolën që studentët kishin vendosur në katin e sipërm të universitetit.

See also  ‘Çështja Martinaj ka lidhje me ekzekutimin e Artan Santos’, gazetari Hoxha: Çfarë zbuloi SPAK-uSituata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet po vijojnë të ndiqen në terren.

Të Ngjashme