Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme, Papa Leoni XIV kritikon administratën Trump: Zoti i injoron lutjet e udhëheqësve që i kanë duart me gjak

Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet në muajin e dytë, Papa Leo XIV kritikoi administratën amerikane të Donald Trump.

Në një mesazh drejtuar njerëzve nga Vatikani, teksa festonin të Dielën e Palmave, Papa u shpreh se “Zoti i injoron lutjet e udhëheqësve që bëjnë luftë dhe i kanë duart me gjak”, mesazh që u interpretua si një kritikë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën SHBA-Izrael me Iranin.

“Ky është Zoti ynë: Jezusi, mbreti i paqes, që e refuzon luftën, të cilin askush nuk mund ta përdorë për të justifikuar luftën. Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato”, tha Papa Leoni 14 para dhjetëra mijëra besimtarëve, ndërsa lexoi dhe një fragment nga Bibla, ku thuhej se “Edhe pse bëni shumë lutje, unë nuk do t’iu dëgjoj: duart tuaja janë plot me gjak”.

Gjatë meshës së të Dielës së Palmave në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa e cilësoi konfliktin mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së si të tmerrshëm, duke bërë thirrje që bombardimet ajrore të ndalen.

Papa i parë amerikan i kishës katolike nuk përmendi asnjë qeveri apo individ, por vërejtjet e tij të pazakonta erdhën pas lutjes që Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, bëri për dhunë ndaj armiqve, dhe dërgimit të forcave tokësore amerikane pranë Iranit.

Të Ngjashme