Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme, ulen çmimin e naftës, frika për përshkallëzim mbetet e lartë

Çmimet e naftës kanë rënë sërish në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve të përziera nga bisedimet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër.

Sipas raportimeve, një fuçi naftë Brent po tregtohet rreth 79 dollarë, duke shënuar një rënie prej rreth 1.8% krahasuar me mbylljen e së premtes. Megjithatë, çmimi mbetet ende mbi nivelet e para përshkallëzimit të konfliktit.

Rënia vjen pavarësisht tensioneve të larta politike në rajon. Palët kanë shkëmbyer deklarata të forta, ku SHBA ka paralajmëruar mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit, ndërsa Irani ka ngritur shqetësime për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.Ky kanal detar është një nga pikat më strategjike në botë, pasi përmes tij kalon rreth 1/5 e furnizimeve globale me naftë dhe gaz. Çdo tension në këtë zonë ndikon menjëherë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

See also  “Njerku më martoi me djalin e tij, ai i preu kokën nënës sime!” Historia e tronditëse e Teutës (Video)Ekspertët theksojnë se, edhe pse tregjet këtë herë kanë reaguar me rënie, pasiguria mbetet e lartë dhe çdo zhvillim i ri diplomatik ose ushtarak mund të ndryshojë menjëherë drejtimin e çmimeve.

Në terren, lëvizjet e anijeve tregtare vazhdojnë me kujdes të shtuar, ndërsa disa transportues po shmangin kalimin në zonat me rrezik të lartë.

See also  Analiza e BBC: Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA-të sulmojnë Iranin? 7 skenarët e mundshëmAnalistët paralajmërojnë se muajt në vijim mund të sjellin luhatje të forta në tregun e naftës, në varësi të ecurisë së negociatave dhe situatës në Ngushticën e Hormuzit.

Të Ngjashme